“Territorialja ose kështu ose hiç", Alibeaj: Reforma të korrigjohet, përndryshe asnjë ndryshim

Ndërsa  Edi Rama dhe Sali Berisha I kanë nxjerrë kandidatët për zgjedhjet e ardshshme lokale në terren, Enkelejd Alibeaj që pason PD-në e Lulzim Bashës kërkon një reformë territorial, jo në funksion të sfidës së radhe zgjedhore.

Enkelejd Alibeaj: Ose do ta korigjojmë siç ne pretendojmë, ose nëse maxhoranca nuk do do ët ngelet kështu siç është.

 Nga Shkodra, ku nisi një tur takimesh me bazën e demokratëve që përfaqëson, Kryetari I Grupit Kuvendor të PD, pjesë e komisionit të posacëm, renditi tre arsye pse sipas duhet të korrigjohet.

Enkelejd Alibeaj: Kryetari i bashkisë të ketë mundësi që të dijë çfarë ndodh në territorin e vet, çfarë hallesh konkrete, ato hallet e vogla të jetës së përditshme që kanë njerëzit. Nevoja e dytë pse duhet bërë një reformë e tillë demokracia. Dhe së treti nevoja pse duhet bërë një reformë e pushtetit lokal është funksionaliteti.

Vizioni demokrateve si duhet te jete pushteti lokal, theksoi Alibeaj, duke u treguar edhe qëllimin e punës në Komision.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Enkelejd Alibeaj: Duhet të arrijmë autonomi. Ne duhet të kemi sot bashki dhe kryetar të cilët në krye te punëve të mos i shohin çfarë lemoshe i jep kryeministri kur bën buxhetin.

Partina Socialiste është shprehur kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, ndërsa demokratët  e Sali Berishës kanë kërkuar që që komisioni të mos kthehet në vend pazari politik.

“Territorialja ose kështu ose hiç", Alibeaj: Reforma