Vetingu, KPK shkarkon nga detyra Altin Abdiu, djalin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu.
Ai është djali Fehmi Abdiut, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, informon Ora News.

Një seancë më parë Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu u përball me barrën e provës dhe pyetje për transaksionet e pasurive ku rezultonte bashkëpronar me familjarët, si dhe me mungesë burimesh për krijimin e një pjese të tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme janë kryer nga prindërit, si dhe janë krijuar prej tyre. Subjekti i kundërshtoi edhe balancat negative për blerjen e një makine dhe krijimin e dy depozitave.

Hetimi administrativ për Abdiun është kryer në tre kritere rivlërësimi, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.