Raporti Botëror i Drogave nga OKB/ Shqipëria e shtata në botë si vend origjine
Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për origjinën dhe tranzitimin e drogave në periudhën 2016 deri në 2020. Në analizën e OKB-së për këtë periudhë, evidentohet fakti se vendi ynë është origjinë për kanabisin ndërsa shërben si pikë tranziti në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, dhe kalon nëpër Siri, drejt vendeve të bashkimit europian.
Raporti global i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogat e rendit Shqipërinë në vendin e shtatë në botë mes shteteve që zënë volumin kryesor për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020.
Sipas raportit në vitet 2016-2020 Shqipëria renditet e shtata në botë si vend i origjinës së kanabisit, pas Marokut që renditet i pari, Afganistani, Spanja, Holanda,Pakistani dhe Libani. Ndërsa nga vendet europiane, ajo renditet e dyta pas Holandës.

Sipas tij, sasitë më të mëdha të drogës trafikohen nga Maroku në Spanjë dhe nga Afganistani në vendet e tjera të Azisë Perëndimore. Në këto linja, raporti vlerëson se Spanja shërben si porta kryesore për tregjet në Perëndim dhe Evropën Qendrore. Nga ana tjetër kanabisi i prodhuar në Marok shitet kryesisht vende të tjera të Afrikës së Veriut.
Raporti analizon tregues të ndryshëm për periudhën 2010-2020 ku vë në dukje se disa shtete të Amerikës, Afrikës, Azisë dhe Europës, përfshirë edhe Shqipërinë, prodhimi i i kanabisit bëhet për eksportim apo prodhim për konsum të brendshëm.
Zyra e OKB thekson se rreth 29 milionë njerëz ishin përdorues të kanabisit gjatë vitit të kaluar në Evropë. Në këtë aspect, të dhënat e raportit evidentojnë se shumë vende kanë trend rritje të përdorimit të kanabisit në vitet e fundit. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.
Megjithatë në dokument theksohet se rruga më e rëndësishme globale për trafikun e heroinës dhe morfinës vazhdon të ecë nga Afganistani përmes Iranit në Turqi dhe më pas përmes vendeve të Ballaknit në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

