Nice emëron Favre trajner, Arian Peço do të jetë krahu i djathtë i zviceranit
Arian Peço në stolin e një skuadre prestigjoze në Ligue 1. Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, prej vitesh analist futbolli me aktivitet jashtë kufijve të vendit tonë, është emëruar si krahu i djathtë i trajnerit të njihur zviceran, Lucien Favre, i cili i ka bërë propozimin për të punuar bashkë në skuadrën nga qyteti i rivierës jugore franceze.
Pasi e drejtoi fillimisht në vitet 2016-2018, Favre rikthehet për herë të dytë në stolin e Nice që humbi shërbimet e Christopher Galtier, i cili u transferua të PSG për 10 milionë euro.
Peço që në Shqipëri ka luajtur me Dinamon dhe Partizanin regjistron arritjen më të madhe në aspektin profesional me emërimin në postin e zv.trajnerit të Nice pasi ka drejtuar pothuajse të gjitha ekipet e moshave të Baselit.
