Jorgji rritet në “detyrë”. Mund të drejtojë në Champions dhe në grupet e UEL dhe UCL
Shqipëria mund të përfaqësohet me arbitra edhe në ndeshjet e rëndësishme të UEFA Champions League në fazat përpara grupeve dhe Europa e Conference League në grupe.
Bëhet fjalë për Enea Jorgjin që prej disa muajsh është pjesë e kategorisë së parë të UEFA-s ndërsa tashmë edhe pjesë e projektit “Talent & Mentor 2022” për të trajnuar arbitrat e nivelit të kategorisë së parë.
Jorgji merr “dritën jeshile” për të drejtuar gjithashtu edhe ndeshje të rëndësishme eleminatore të skuadrave kombëtare. Lajmin e bën të ditur FSHF që në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare shton gjithashtu:

“Ndërkaq, lajmi tjetër i mirë është vendimi i UEFA-s për arbitren Erinda Kume, e cila është përzgjedhur për të marrë pjese si asistente në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 për femra, që starton sot në Republikën Çeke. Është hera e parë që një zyrtare femër nga Shqipëria merr pjesë në një event të kësaj rëndësie. Kume, e cila është e pajisur me stemën e FIFA-s, është caktuar si asistente në ndeshjen Angli – Norvegji”.
