Foto+Video/ Tragjedia në stadiumin kolumbian të ndeshjeve me demat. Rëndohet bilanci, kafsha tmerroi qytetarët

Në Kolumbi një ndeshje demash rrezikoi të kthehej në një tragjedi të vërtetë në shkallët e stadiumit modest ku organizohej evenimenti. 

Bilanc lufte pas kërkimeve të para. 8 të vdekur dhe më shumë se 320 të plagosur në një ditë që duhe të ishte feste për komunitetin e qytezës El Espinal.

Pamjet që vijnë nga Kolumbia janë dramatike ku një sektor i tërë në pjesën anësore u rrëzua dhe si pasojë shumë njerëz mbetën nën rrënoja. Por tmerri nuk përfundoi me kaq pasi në momentin që tribuna u shkatërrua, një prej demave doli jashtë rrethimit duke ngjallur panik te banorët e qytezës.

Foto+Video/ Tragjedia në stadiumin kolumbian të ndeshjeve me demat.

Përgjegjës të sigurisë hynë menjëherë në pistë për të disiplinuar demat e tjerë që rrezikuan të dilnin në rrugët e qytezës në zemër të Kolumbisë.

Mes viktimave janë regjistruar dy gra e një minoren ndërsa frika është e madhe që mund të ndërrojnë jetë edhe shumë të plagosur të tjerë të cilët janë në gjendje të rëndë pasi në momentin e kaosit, shumë njerëz mbetën të shtrirë në tokë dhe u shkelën nga masa e frikësuar.

Foto+Video/ Tragjedia në stadiumin kolumbian të ndeshjeve me demat.

Fotot dhe videot që vijnë nga vendi amerikano-latin janë vërtet rrënqethëse. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të sapozgjedhur të Kolumbisë, Gustavo Petro, i cili kërkoi që forcat e ndërhyrjes së shpejtë të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish që të jetë e mundur.

Foto+Video/ Tragjedia në stadiumin kolumbian të ndeshjeve me demat.

“Një ngjarje e tillë tronditëse ndodhi edhe në Sincelejo dhe u kërkoj kryebashkiakëve që të mos autorizojnë më spektakle të tilla vdekjeprurëse”, thekson ai.

Foto+Video/ Tragjedia në stadiumin kolumbian të ndeshjeve me demat.

El Espinal ndodhet rreth 100 km larg kryeqytetit Bogota, ndërsa nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e shkallëve të stadiumit të improvizuar për një nga evenimentet më popullore të vendit me influencë të madhe spanjolle.

Foto+Video/ Tragjedia në stadiumin kolumbian të ndeshjeve me demat.

Gjatë muajit të fundit ngjarje të tilla kanë shqetësuar jo pak opiniopni publik pasi të shtunën në të njëjtën qytezë u plagosën disa persona gjatë festës tradicionaole të “corralejas”, ndërsa një i ri humbi jetën i vrarë nga një dem pak javë më parë në qytezën Repelon.