"Bonusin e qerasë nuk e marrin qytetarët", Duma: Akti normativ ka ardhur nga kompani të mëdha, klientelizëm

Deputetët e opozitës janë përfshirë në debate të forta me maxhorancën mbi aktin normativ për kompensimin e çmimeve.

Nga karrigia e drejtuesit të Komisionit Parlamentar të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë deputetja demokrate Grida Duma tha se njerëz me rekorde kriminale po përfitojnë avantazhe ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim

Grida Duma: Ju nuk e lini dot zërin e njerëzve të heshtë sepse keni pushtet ekonomik dhe pushtet ekzekutiv e politik. Ne kemi një akt normativ i cili ka ardhur nga kompani të mëdha që nuk kanë halle të mëdha , që kanë shumë dhjamë, që marrin 99 për qind të fondit limit, që disa janë të hetuar, disa janë të lidhur ngushtë me pushtetin tuaj. Klientelizmi për oligarkët dhe lënja në harresë e qytetarëve shqiptarë që në fund kanë dhënë dhe 400 mijë lekë ja kanë dhënë po këtij shteti. Normalisht po të bënte ashtu siç bën një vend nga më pakë të pasurit e Evropës që është Greqia mund të shkojë tek çmimet e shportës e t'ia japi, jo vetëm tek 30 mijë lekshi mizerabël i pensionistëve që nuk indeksohen aq sa duhet.

Opozita përsëriti shqetësimin për rritjen e çmimeve të produkteve ndërsa tha se bonusin e çerasë nuk e marrin qytetarët por klientët e qeverisë.

Sipas depuetëve të pakicës akti normativ i qeverisë ka ardhur nga kompanitë e mëdha që marrin 99 për qind të fondit limit.