Aksidenti në Vlorë, drejtuesja e "Tojota" që përplasi 69 vjeçarin është shtetase amerikane

Drejtuesja e mjetit tip Toyota, që shkaktoi dje aksidentin ku humbi jetën dhe 69 vjeçari Razi Hoxhaj, është me shtetësi amerikane dhe banon në Florida. 

Aksidenti ndodhi paraditen e së dielës, në orën 09:00, në aksin Vlorë-Llakatund.

"A. G., 43 vjeçe, banuese në Florida, SHBA, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. H., 71 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë," thuhet në njoftimin e policisë.