Kjo është 35-vjeçarja shqiptare që u vra në aksident në Xhenova, djali e priste në shtëpi
Matilda Hidri është 35-vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën pasditen e së dielës së 26 qershorit pas një aksidenti përgjatë autostradës A7 që lidh kryeqytetin e Ligurisë me Milanin.
Ajo po ngiste BMW-në e saj teksa po shkonte në drejtim të Xhenovas, por ndërroi jetë pasi u përplas me një mjet tip “Volvo” që po udhëtonte në drejtim të gabuar.
35-vjeçarja pak më shumë se një muaj më parë, kishte hapur picerinë e saj në via Fieschi, në zemër të Genoas.
Matilda, e cila kishte një djalë të vogël që e priste në shtëpi, po udhëtonte në atë rrugë me BMW -në e saj në drejtim të Genovas, kur një Volvo e bardhë u përplas me të. Shoferi ishte Giuseppe Maria Garavaglia , i lindur në vitin 1976. Ai ndoshta ishte rrugës për në shtëpi, pasi jetonte në Novate Milanese, por po udhëtonte në sensin e gabuar të rrugës. Përplasja ishte aq e madhe sa vrau menjëherë dy drejtuesit dhe përfshiu një makinë të tretë aty pranë.
Me të mbërritur në vendngjarje, punonjësit e shëndetësisë konstatuan vdekjen e Matildës dhe Giuseppe si dhe mjekuan të plagosurit e tjerqë./pointofnews/