Gazetarët, të nënvlerësuar nga gjykata, Çipa: Në sistemin juridik nuk vlerësohet kategoria profesionale e tyre

Nisur nga abuzimet e sistemit gjyqësor mbi çëshjtet penale ku palë janë gazetarët, qendra ALTI ka zhvilluar një studim sipas të cilit në këto raste nuk është respektuar kategoria profesionale e gazetarëve. Çështjet penale të gazetarëve kanë problematika edhe në afatet dhe transparencën e zgjidhjes së tyre. Studimi evidenton politikën e një tolerance zero të sistemit gjyqësor ndaj sulmeve të bëra drejt gazetarëve.

10 vitet e fundit problematikat e marrëdhënieve me institucionet e drejtësisë së komunitetit të gazetarëve janë shumfishuar.

Përfaqësuesi i komunitetit të gazetarëve Aleksandër Çipa evidenton 3 tipologjitë e këtyre problematikave.

"Çdo subjekt që atakohet nga një raportim prej reporterit i adresohet gjyqësorit. Në jo pak raste ka akuza juridike të një botuesi ndaj botuesit tjetër. Shumë prej institucioneve, nëqoftëse më pëpara hezitonin për të hapur procese ndaj gazetarëve, tashmë e kanë shpeshtuar," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas studimit të kryer mbi çështjet gjyqësore penale dhe civile me palë gazetarë qendra ALTI ka evidentuar se në sistemin juridik nuk vlerësohet kategoria profesionale.

"Çdo subjekt ngre padinë ndaj personit që është autor i shkrimit. Mirëpo nuk i adresohet editorit. Kush është editori? Drejtori dhe kryeredaktori," tha ai.

Kryesisht nga vëzhgimi i kryer ka rezultuar se këto çështje penale shpesh herë mbeten të pazgjidhura.

"Në shumicën e rasteve ose ndërpriten befas ose mbeten në procese të vonuara dhe të tejzgjatura," tha ai.

Megjithatë rastet evidentojnë gazetarë të cilët nuk bëjnë pjesë në komunitetin profesional.

"Rastet e proceseve gjyqësore janë të liodhura dhe me praktika e shembuj të abuzimit të një pjese të individëve që janë përfshirë në komunitetin tonë. Dhe komuniteti jonë nuk është profesional i gjithi," tha ai.

Elda Noçka një ndër organizatoret e këtij studimi shprehet se për herë të parë në shqipëri është hartuar një historik i çështjeve gjyqësore me palë gazetarë.

"Për një periudhë kohore më shumë se 5 vite, janë mbledhur të gjithë ato raste të raportuara në media, të sulkmeve, kërcënimeve apo rasteve të fyerjeve të gazetarëve, për të parë dhe për të gjurmuar në Gjykatë historikun e çështjes," u shoreh ajo.

Ky organizim vjen në kuadër të garantimit të një politike të tolerancës zero për frikësimin dhe sulmet ndaj gazetarëve.