Shërbimi Sekret: Monedha virtuale prodhohet në Shqipëri, brokerimi kamuflohet përmes call-centerave

Monedhat virtuale Bitcoin po prodhohen edhe në Shqipëri në një aktivitet ilegal që sa vjen e zgjerohet më shumë. Ky fakt evidentohet në raportin e Shërbimit informativ shtetëror për vitin 2021 ku tregohet edhe mënyra se si monedha virtuale tregtohet. Sipas shish grupet apo personat që merren me këtë aktivitet marrin ambiente me qira dhe me pas vjedhjen energjinë elektrike për prodhimin e kriptomonedhave.

Subjekte të palicencuara dhe jashtë kontrollit të shtetit prodhojnë monedha virtual bitcoin në Shqipëri. Në raportin e SHISH për vitin 2021 thuhet se personat që merren me këtë aktivitet përdorin ambiente me qira, afër vendeve ku mundësia për të abuzuar apo vjedhur energjinë elektrike është më e lartë. Po kështu ata përdorin edhe ndërhyrjet në matësit elektrikë për të kamufluar aktivitetin e tyre.

Po kështu sipas SHISH veprimtaria e brokerimit të palicencuar apo të ushtruar në informalitet nga operatorë ekonomikë, shfaqet në ndërmjetësimin dhe investimet në bursa jashtë shtetit, në kriptomonedha dhe metale të çmuara, duke e kamufluar veprimtarinë pas aktiviteteve të tipit “call center”.

SHISH thotë se personat e përfshirë në këtë formë paligjshmërie kanë krijuar edhe rrethanorë të përshtatshëm për prodhimin e kriptomonedhës në informalitet. Policia kohët e fundit ka zhvilluar disa aksione për kapjen e personave që prodhojnë kriptovaluta.

Kryesisht këto operacione janë lokalizuar në qytete si Tirana, Durrësi apo Shkodra. Duke qenë se nuk ka një bazë ligjore penalizuese për këtë aktivitet personat që arrestohet akuzohen vetëm për vjedhje të energjisë elektrike.