Provimi i fundit, 33 mijë maturantë ju nënshtruan testimit në lëndën me zgjedhje
Provimi i Lëndës me Zgjedhje ishte i fundit për maturantët.
Të premten, 24 qershor, testimit ju nënshtruan rreth 33 mijë gjimnazistë.
Historia u përsërit njëjtë si herët e tjera.
Vetëm 10 minuta nga nisja e provimit tezat përfunduan në rrjetet sociale edhe pse për mbarëvajtjen e gjithë procesit u angazhuan 7 mijë punonjës arsimorë.
Pas dy orë e gjysmë maturantët dolën me përshtypje të ndryshme.
"Pak i vështirë."
"Pritshmëritë janë të mira, them do marr 9 ose 10."
Testin në lëndët që kishin zgjedhur e vlerësuan të një niveli mesatar.
"Ishte i nivelit mesatar. Të gjitha njohuritë që kishim marrë."
Për disa provimi ishte i vështirë dhe me pyetje të ndërlikuara.
"Ekonomia ishte një nivel vështirësie të lartë. I kishin zgjedhur pyetjet shumë të detajuara. Sikur kishin marrë një fjali specifike nga mësimi dhe e kishin kthyer në pyetje në disa nga qarkimet."
"Në krahasim me testet e tjera ishte relativisht pak më i vështirë."
Thonë se provimi u zhvillua konform rregullave dhe nuk pati asnjë tolerim.
"Brenda rregullave normale. Bëmë secili punën e vet dhe shkoi shumë mirë."
Kanë besim se do të marrin rezultate shumë të mira.
"Unë pres 10".
"Besoj se 10".
Me provimin e të premtes maturantët përmbyllën sezonin e testimeve për të nisur së shpejti konkurimin për në universitet.

