Varhelyi: Mirëpres vendimin e parlamentit bullgar, tani presim BE-në për konferencën e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2022, 14:55
Oliver Varhelyi, Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE e ka mirëpritur votimin e propozimit francez lidhur me veton bullgare ndaj Maqedonisë.
Ai shkruan në Twitter se tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Varhelyi: Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara!

