Berisha: Më 7 korrik front kundër Ramës. Edhe Meta është i mirëpritur
Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Bullgarisë në Bruksel, por edhe reagimet nga Sofia zyrtare, kanë sjellë edhe reagimin e Sali Berishës. Nisjen e konferencës së përjavshme me gazetarët e nisi me ndjesë drejtuar për qëndrimet e kreut të qeverisë shqiptare.
Sali Berisha: "Në emër të opozitës shqiptare i kërkojë ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij. Turpi të mbulojë Edi Ramën. Bullgaria është një vend mik dhe çdo president dhe kryeministër ka gjetur tek ai vend një vend mik. Bullgaria u bashkua me NATO-n në betejën kundër Serbisë në luftën e Kosovës"
Për Berishën Open Ballkan është lojë e orkestruar nga Beogradi.
Sali Berisha: Sot kemi një njeri që nuk ka më interesa kombëtare por vetëm interesat e Vuçiç. Edi Rama dëshmoi qartë se është i rrjeshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit por me Ballkanin e Beogradit apo Putinit.
Në 7 korrik Berisha theksoi se populli do të protestojë në Tiranë kundër keq qeverisjes por edhe Open Ballkan teksa paralajmëron se tubimi do të jetë në dorë të pjesëmarrësve.
Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në të si të LSI, ashtu dhe të deputetëve të PD që ende janë kritik ndaj tij.
Sali Berisha: Edi Rama është i vetmi kryeministër që ia mbath para se të nisë protesta. Ndiqeni atë ditë. Të sigurtë të jeni ju, në asnjë protestë nuk ka qëndruar në zyrë. Kemi të bëjmë me një front. Nuk jam unë, unë jam njëri prej aktorëve në këtë front dhe vendimet merren nga fronti.
A ju dha fjalën Meta në Baku që pas 24 korrikut do të jetë me ju?
Sali Berisha: “Disa herë jemi takuar me presidentin Meta në Baku. Këto javë mbyll detyrimet dhe mirëpritet shumë kontributi i tij dhe LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Ne do të bashkohemi me të gjitha forcat politike që besojnë se ky rregjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.