Kërcënonte të renë se do ti publikonte foto intime duke i marrë para, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Komisariatit Nr. 6 në kryeqytet pas denoncimi të një vajze se ai e shantazhonte në këmbim të parave.

22 vjeçarja deklaroi para policisë se ai e kërcënonte se do ti publikonte foto e video në rrjetet sociale, ndërsa i merrte vazhdimisht shuma të ndryshme parash.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. K. banues ne Tirane i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.