Maqedoni-Bullgari, Balla: Përshëndes vendimin e sotëm për miratimin e propozimit të Francës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2022, 15:16
Edhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me votimin për propozimin francez lidhur me veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Balla shkruan se përshëndet vendimin e sotëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, për të filluar negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Balla: Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, duke miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

