Prostitucion në qendrat e masazheve në ‘Bllok’ dhe te “21 Dhjetori’ , arrestohen dy administratoret
Dy shtetase, një 30 vjeçare dhe një 20 vjeçare, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi qendrat e masazheve i kishin kthyer për prostitucion.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetaset J. D. dhe R. L., të dyja banuese në Tiranë, dhe akuzohen për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".
Ato administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur "Ish-Blloku" dhe në zonën e quajtur "21 Dhjetori".
Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

