Në male e fusha korret cannabis. Policia aksion në Lezhë, Shkodër dhe Divjakë
Kontrolli me dron zbuloi një parcelë drogë në fshatin Kallmet të Lezhës.
Bimët narkotike të dyshuara kanabis sativa po kultivoheshin mes shkurreve në një pronë të Zef Gegës i cili u arrestua
Kontrolli me dron zbuloi një parcelë drogë në fshatin Kallmet të Lezhës.
Bimët narkotike të dyshuara kanabis sativa po kultivoheshin mes shkurreve në një pronë të Zef Gegës i cili u arrestua.
Në materialin e shpërndarë nga policia e Lezhës, tregohet se ato u asgjësuan me djegie, por numri i rrënjëve të kanabisit nuk bëhet i ditur.
Operacioni “Last Day” vijoi me tej me kontroll në banesën e kultivuesit të drogës, ku u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak.
Parcela e kanabisit e padenoncuar, i kushtoi hetim në gjendje të lirë krytarit të fshatit Kallmet i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Dy parcela kanabisi u zbuluan në Shkodër.
Në Vilu të Velipojës, bimët narkotike po kultivoheshin në një zonë të pyllëzuar, ndërsa në Obot, në vendin e quajtur “Zalli Bunës”.
Rozart Pjetri, 38 vjec dhe Halil Zenelaj, 55 vjeç janë identifikuar si kultivues të bimëve narkotike, por I shpëtuan arrestimit.
Policia e Shkodrës thotë se krahas punës për arrestimin e tyre po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në parcelat e drogës.
Është koha e kanabisit, ndaj policia ka zbritur në terren.
80 efektivë mes të cilëve edhe forca të Ndërhyrjes së Shpejtë ushtruan kontrolle në Bashkinë Divjakë.
Të ndarë në 12 grupe, verifikuan 264 sera, minisera, banesa të braktisura, magazina të ndryshme, ambiente të hapura etj.
Sic njofton policia gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, nuk u konstatua ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.


