"Po Dibrës, jo Skavicës" Banorët e Luginës së Drinit protestë kundër HEC-it

Banorë të Dibrës që preken nga projekti i Hidrocentralit të Skavicës vijojnë protestat kundër projektit që sipas tyre do të thotë shkatërrim për zonën!

Shoqata për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi, vijon protestat kundër ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës.

Ndalesa e radhës ishte në Katund të Ri.

“Kjo është zhdukje e përjetshme e kësaj toke.”

Thonë se nuk janë kundër investimit të cilësuar strategjik për vendin, por janë kritike me sjelljen e qeverisë që sipas tyre nuk i ka pyetur.

“Ky njeri nuk pyet askënd dhe nuk lajmëron askënd se duket regjistrimi i pronave, kur dihet de Dibra e ka tokën e shenjtë.”

Thanë argumentet kundër Hidrocentralit që përmbyt 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë.

“Kjo nuk është çështje politike, por çështje buke. Nuk ëhstë për përfitim kombëtar, por për të marrë përfitimin.”

Hidrocentrali i Skavicës është projektuar fillimisht në vitet 70’, si pjesë e Kaskadës së Drinit.

Projekti kap vlerën e 500 milion dollarëve, ndërsa punimet do të kryhen nga kompania amerikane Bektel."Po Dibrës, jo Skavicës" Banorët e Luginës së