Garda do ruajë SPAK-un e GJKKO, efektivat e policisë do të zëvendësohen me gardistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2022, 13:21
Garda e republikës do të marrë në ruajtje godinën e prokurorisë së posaçme SPAK dhe gjykatës si dhe zyrat e byrosë kombëtare të hetimit.
Vendimi është marrë tashmë ndërsa pritet të zbatohet në ditët në vazhdim ku shërbimet e policisë që kanë ruajtur deri tani tri godinat e institucioneve të drejtësisë, do të zëvendësohen me efektiva të gardës.
Ky ndryshim i kalon automatikisht zyrat e SPAK, GJKKO dhe BKH-së në institucione të rëndësisë së veçantë.
Ditën e sotme drejtues të gardës mësohet se kanë pasur takim me përfaqësues të prokurorisë e gjykatës së posaçme, për formalitetet e zbatimit të këtij vendimi.
