Rama telefonatë me Borissov: E falënderova për heqjen e vetos bullgare, BE të veprojë shpejt!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se ka pasur një telefonatë me ish-kryeministri dhe kreun e partisë GERB, Boyko Borissov.
Rama shkruan se e falënderoi për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament dhe shton se tashmë duhet të veprojë BE-ja.
Rama: Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më telefonoi, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!
Ligjvënësit bullgarë votuan për të lejuar qeverinë të heqë veton e saj pas ndryshimeve në tekstin e kuadrit te negociatave që do të garantojë të drejtat e bullgarëve në vend nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe do të nxiste përkushtimin e Shkupit për të ruajtur marrëdhënie të mira me Bullgarinë.
Sipas ligjvënësve kuadri gjithashtu nuk duhet të ketë ndonjë referencë që mund të sugjerojë se Bullgaria njeh gjuhën maqedonase.
Kompromisi u propozua nga Franca, e cila mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

