Tentoi t’i shpëtonte rrëmbimit, 20-vjeçarja bie nga makina në lëvizje dhe thyen kafkën

Një grua ka thyer kafkën e saj pasi ra nga një makinë në lëvizje  për t’i shpëtuar rrëmbimit.

Gruaja, e cila është rreth të 20-ave, u rrëzua nga një Volkswagen Polo në Newbury, Berkshire.

Një burrë, 38 vjeç, është arrestuar pasi ka akuzohet se ka rrëmbyer dhe plagosur ose ka shkaktuar lëndime të rënda trupore pa dashje.

Ai ndodhet në paraburgim nga policia pas incidentit.

Ndërkohë gruaja e cila ka thyer një krahë dhe kafkën ka përfunduar me urgjencë në spitalin John Radcliffe në Oksford.

Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e saj, ndërsa policia po merret me hetimin e ngjarjes.