By Pass-i i zuri tokat 7 vite më parë e fermerët ende s'kanë marrë dëmshpërblimin
Dëmshpërlimet për tokat dhe mungesa e rrugët dytësore që i pengojnë në jetën e përditshme mbeten problematika ende pa zgjidhje për fermerët që jetojnë përgjatë By Passit të Fierit, 7 vite pas përfundimit
Fier - By Passi i Fierit mbaroi 7 vite më parë, por hallet që u krijoi banorëve që jetojnë përgjatë saj mbeten pa zgjidhje.
Në Havaleas , Dërmënas , Pojant dhe Shtyllasi disa thonë se nuk kanë marrë dëmshpërblim për tokën që u morën për rrugën.
"Sot e 7 vite nuk kam marrë lekë. Na thanë bëni dokumentet i kemi bërë disa herë por asgjë" thotë një banore.
Mes tyre një pjesë madje thonë se ende paguajë qira për parcelat që nuk i kanë më në përdorim.
Mungesa e rrugëve dytësore të cilat i pengojnë të shkojnë në ara është një tjetër shqetësim.
Ndërsa disa akse janë bllokuar nga pronarët e tokave që ende nuk janë dëmshpërblyer.
Banorët thonë se prej vitesh enden me dokumente në zyrat e ministrive dhe institucioneve vendore, por deri më sot skanë marrë asnjë lek që u takon me ligj.