Ministrja e Jashtme Bullgare e indinjuar nga Rama: "Rregullo gjuhën fyese! Politikanët ikin kombet mbeten!
Ministria e Jashtme Bullgare i këkon kryeministrit Edi Rama të flasë me një gjuhë të përshtatshme për një politikan i një vendi kandidat për në BE.
Ajo ka reaguar me zemërim ndaj deklaratave të kryeministrit duke i quajtur deklaratat e Ramës si fyese, të paprovokuara dhe të ashpra, ndërsa ai e quajti vendimin e Bullgarisë për mos heqjen e vetos si një turp.
"Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot"
"Nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kreu i qeverisë. Një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit.
Në deklaratë ata shprehen se presin nga kreu i qeverisë që ta përshtatë gjuhën e komunikimi me politikanët që aspirojnë për t’u anëtarësuar në BE
Presim që kryeministri shqiptar t'i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme.
Në këtë nivel, më shumë se çdo tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel ne kemi treguar gjithmonë gjithë respektin që kërkon një pozicion të përgjegjshëm dhe në nivel të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Zyra e diplomacisë së Sofjes thotë se e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë edhe kur situata ka qenë më e vështirë se aktualisht, duke vlerësuar edhe marrëdhëniet e mira mes dy popujve ballkanikë.
Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit.
Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentrizmit të kryeministrit aktual shqiptar," deklaroi Ministria e Jashtme.
