"S'na bllokoi vetoja bullgare" Berisha: Fajin e ka Rama! Hokatari i shpifur me çallma e benevrekë

Kryetari i PD-së Sali Berisha thotë se nuk është vetoja që na bllokoi çeljen e negociatave nga Brukseli por  regresi i demokracisë dhe mosplotësimi i kushteteve nga qeveria e Edi Ramës

Sali Berisha: “Janë disa vende të BE-së që nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë, sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE përkundrazi Shqipëria në drejtim të lirisë së votës dhe medias ka shënuar rrokullisje të mëdha. Nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë por regresi i demokracisë dhe mosplotësimi i kushteteve nga qeveria e Edi Ramës, së fundmi grabitja e mandatit të tretë me të cilin rrahte gjoksin në Bruksel. Rrokullisja në lirinë e mediave, evidentimi i lidhjeve të tmerrshme të bandave me eksponentë kryesorë të PS duke nisur nga Rama dhe me asgjë askush nuk mund ti mbulojë këto”

Një shkak tjetër madhor, sipas Berishës, i refuzimit nga BE dhe mosveçimi nga Maqedonia e Veriut lidhet me faktin e paprecedentë  është se Rama shkoi si vasal I Vuçiç.

Sali Berisha: “Rama shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë por si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll si Milorad Dodid president i Republikës serbe të Bosnjes dhe jo kryeministër i Shqipërisë. Ai është I reshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo të Brukselit por me Ballkanin e Beogradit dhe të Putinit.

Në emër të këtij rrjeshtimi ai u shfaq në konferencë shtypi me trojkën famëzezë, padronin Vuçiç e vasalët, Rama Kovaçevski. Asgjë nuk e lidhte me konferencën të përbashkët vetëm që ai të dëshmonte se mes Ballkanit të Berlinit dhe Ballkanit të Putinit ka bërë zgjedhjen e tij”

"Statusi i Shqipërisë nuk iu dha sepse hokatari i shpifur që kalonte nga samiti në samit me atlete të kuqe, çallma e benevrekë për të përqeshur protokollet zyrtare"

Berisha i quajti skandaloze deklaratat e Ramës

"U mor me avokatinë e Serbisë dhe qortonte liderët e BE-së pse I kërkojnë Serbisë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë me argumentin e një kapitullanti sepse sipas tij xhelatin e kombit ukrainas 80% e serbëve e quajnë hero. Nëse e quajnë hero ka vetëm një shkak qeverisen nga Putini I vogël që është Vuçiç"