Nxehen gjakrat me Bullgarinë/ Sofja, Ramës: Mbaj gojën! Kryeministri: Oh! Merreni lehtë! Hiqni veton ose duroni!

Kryeministri Rama është përplasur me Ministrinë e Jashtme bullgare pas kritikave të kësaj të fundit për deklaratat e tij një ditë më parë nga Brukseli. Rama ka ironizuar komentet e Sofjes, së cilës i kujtoi miqësinë që ka pasur me ish-kryeministrin Borisov.

Tirane&Sofie -Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjr sot (24 qershor 2022) kritikave të Ministrisë së Jashtme bullgare, e cila i quajti deklaratat e bëra nga i pari i qeverisë shqiptare të papërshtatshme dhe fyese.

Me ironi, kryesocialisti i ka rikujtuar Sofjes se po mban peng dy vende të NATO-s përmes vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka probleme me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron t’i zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! E thjeshtë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!" shkruan Rama në twitter.

 

Ndërsa e kritikoi për gjuhën e përdorur të enjten (23 qershor, zyra bullgare e diplomacisë vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Tiranës dhe Shkupit.

"Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot" 

"Nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kreu i qeverisë. Një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit.

Por kryeministri shqiptar në Twitter nuk ka të njëjtin mendim dhe këtë mesa duket e ka me lidershipin aktual të Bullgarisë, tashmë të shkarkuar nga parlamenti.

"Dhe meqë ra fjala, më lejoni t'ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me Bojko Borisovin për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin sinqerisht me njëri-tjetrin" shkruan në postimin e dytë Rama.

Nga Brukseli, dje kryesocialisti Rama e quajti vendimin e Sofjes për mos heqjen e vetos ndaj Shkupit si të turpshëm në mes të agresionit rus dhe influencës së Moskës në vendet e rajonit, të cilat njëherazi janë edhe vende të NATO-s.

Ndërkohë sot zyra e diplomacisë së Sofjes tha se e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë edhe kur situata ka qenë më e vështirë se aktualisht, dhe i kujtoi Ramës të bëjë kujdes se politikanët ikin, kombet mbeten.

"Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit.

Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentrizmit të kryeministrit aktual shqiptar," deklaroi Ministria e Jashtme.

Shenim: Lajmi u perditesua