Lezhë/ Me armë dhe bimë cannabis, arrestohet një person, kryeplaku i fshatit në procedim për shpërdorim detyre
Nga Ora News Përditësimi i fundit 24 Qershor 2022, 12:09
Një person është arrestuar ditën e sotme në Lezhë, pas finalizimit të operacionit "Last day".
Policia në fshatin Kallmet ka gjetur në pronën e Z.G. bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa ndërsa pas kontrollit në banesën e tij, gjetën një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit, T. Sh., për shpërdorim detyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

