Protesta me tre 7-ta, Berisha: Fat i madh. Fton deputetët PD të ikin nga Ali Basha,"bashkohuni me"
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dënon gjuhën që e etiketoi si ‘ordinere’ të kryeministrit Edi Rama dje në Bruksel
Sali Berisha: “Edi Rama me gjuhën e ordinerit dëshmon qartë se agjendë e tij është aleanca e Putinit. Dënoj me forcë të madhe fyerjen që bëri ndaj një vendi mik. Bullgaria është mik i çmuar dhe ka dëshmuar veten, po kaq fyu dhe vendet e BE-së që I shpalli peng të Bullgarisë. Tha ndjej keqardhje për vendet e BE-së. Një Spartak Ngjelë më I rrjedhur se ai”
Prandaj Berisha ftoi edhe një herë shqiptarët të bashkohen më 7 korrik
Sali Berisha: “Ti japim më 7 korrik përgjigjen e merituar Ballkanit të hapur, apo Ballkanit të Putinit. Të dëshmojmë besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor.
“Protesta duhet të jetë e atillë që nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimit, por cila do të jetë kjo protestë do ta përcaktojë vetë protesta. Mos harroni një parim. Ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë dhe në një lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon një herë të udhëheqësh ti e një herë të udhëheqin ty. Mund të duket çudi por vetëm në këtë mënyrë pranohet suksesi. Unë jam gati edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”
Ikni nga Ali Basha
Sot do të mblidhet kryesia e PD-së dhe Berisha fton të gjithë deputetët demokratë të rrjeshtohen me shumicën
Sali Berisha: "Të shkëputen nga Ali Basha. Ai është varianit bis i Lulzim Bashës në raport me Edi Ramën. Ka një ndryshim Bashës i telefononte Rama por këta tani i telefonon Taluant Begojarisi, apo Taulant Sharra"
Tre shtatat
Protesta parashikohet të mbahet më 7 korrik, ora 19:00. Pra përkojnë tre shtata (07/07/ Ora 07:00 PM) dhe Berisha e shikon si fatsjellëse
"Ka 3 shtat është fat i madh, garanci për suksesin e protestës" tha Berisha në konferencë me gazetarët në selinë PD.