"Ëndrra e bashkëshortit", plazhi rrezikon t'i djegë mandatin e deputetes Olta Xhaçkës
Opozita kërkon që çojë Olta Xhaçkën në Gjykatë Kushtetuese për t’i hequr mandatin e deputetës me akuzën se ka përdorur postin e saj në qeverinë e Edi Ramës për t’i dhënë bashkëshortit akses në pronat dhe paratë publike. Por për këtë i duhet edhe vota pro e PS, e cila deri më tani heziton jo vetëm që ta lë ministren e saj në dorë të Kushtetueses, por kërkon edhe më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj përpara kundërshtarëve politike dhe opinionit publik.
Tirane-Socialistët kërkojnë më shumë kohë për të garantuar mbrojtjen e mandatit të kolegës dhe ministres së tyre të jashtme Olta Xhaçka, ndaj kërksës së PD për heqjen e mandatit të saj.
Me justifikimin se disa prej deputetëve të mazhorancës nuk kanë patur kohë të lexojnë materialet e opozitës, Këshilli i Mandateve vendosi që ta shtyjë mbledhjen në një ditë tjetër.
Kryediplomatja shqiptare rrezikon të përballet me Gjykatën Kushtetuese pasi PD e akuzon për shkelje të Kushtetutës dhe konfliktit të interesit me mandatin e deputetit për shkak të statusit të bashkëshorit të saj “Investitor strategjik” të dhënë nga qeveria e Edi Ramës në mars të këtij viti.
Opozita pretendon se me pushtetin e ministres Olta Xhaçka i ka dhënë bashkëshortit të saj akses në pronën publike duke shfrytëzuar bregdetin në Himarë si dhe do të përfitojë nga paratë publike për të investuar 5.5 mln euro një hotel me 5 yje me vlerë.
Në rast se PS nuk do ta lëshojë Ministren Xhaçka, atëherë PD me 28 firma ka edhe një mundësi për t’u drejtuar Kushtetueses.
Precedenti i cili mund të rrezikojë Xhaçkën është vendimi Gjykatës Ksuhtetuese në 2016, e cila i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhima me argumentin se kishte përfituar tendera publikë gjatë kohës që ishte në Kuvend.

