Harta gjyqësore pas territoriales/ Avokatët në Shkodër, Lezhë e Vlorë bojkotojnë dhe masat e sigurisë

Si asnjëherë më parë, avokatët në Shkodër nuk e kaluan pragun e dyerve të gjykatës dhe mantelin nuk e veshën as për masat e sigurimit personal.

Gjykata e Shkodres, e njohur me bojkotin e avokatëve që kundërshtojnë hartën e re gjyqsore, e shmangu dështimin e drejtësisë,

Në 48 orë nuk është parashikuar asnjë masë sigurie.

Anton Kosteri, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër: I kanë marrë masat që sot të mos lënë asnjë masë sigurimi.

Sistemi po shkon drejt kolapsit të plotë dhe përtej protestës së Dhomave të Avokatisë, nga qeveria dhe KLGJ nuk ka patur asnjë reagim.

Por më i rëndë për avokatët është qëndrimi I Shoqatës së Gjyqtarëve.

Anton Kosteri: Kanë interes të bëhet kjo hartë gjyqësore ashtu sepse duan ti afrohen të gjithë qendrës.

Masa sigurie e gjyqe nuk u zhvilluan as në gjykatën e Lezhës.

Avokatet atje marshuan nëpër qytet.

Kishin ftuar dhe qytetarët por pjesëmarrja ishte e ulët.

Arnando Cakrani: Zhvillohet për aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Avokatët e Vlorës shkuan më tej duke kërkuar që pezullimi I masave të sigurisë të përshkallëzohet pa afat.

"Këtu jemi para faktit që vetëm qeveria ka të drejtë."

Të gjithë janë kundër skemës së gjyqësore, por qëndrimet për mënyrën e reagimit I kanë të ndryshme.

Ndaj kryetari I Dhomës Kombëtare, të Avokatisë ka nisur një tur takimesh në rrethe për ti sqaruar me hapat që do të ndërmarrin.

Maks Haxhia: Ditën e hënë ne kemi një dëgjesë në Komisionin e Ligjeve. Do të kërkoj të pezullohet shqyrtimi i hartës gjyqësore për sa kohë  janë duke shqyrtuar hartën territoriale.

Këtë herë qëndrimet ndryshe do të falet por në fund të Muajit Avokatët do të marrin vendimet që nuk do të tolerohen të shkelen.

Maks Haxhia: Çdo veprim që do të dali kundër këtij veprimi do të konsiderohet shkelje disiplinore.

Harta e re gjyqësore parashikon 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë paralajmëron ndëshkim për dy anëtarët e saj në KLGJ nësë kanë votuar pro kësaj skeme.