Shkodër/ Zbulohet "punishtja" e kanabisit, 246 kilogramë drogë, 6 në pranga, 8 në kërkim

Gjashtë persona janë arrestuar ndërsa 8 janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar  “Vallas” ndërmarrë në fshatin Vallas, Shkodër.

Përmes finalizimit të operacionit policor antikanabis janë gjetur dhe sekuestruar, në banesën e njërit prej të arrestuarve, 246 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

"Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje", njofton policia e Shkodrës sot (20 qershor).

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

14 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Personat e arrestuar në flagrancë janë:

Ardjan Tahiri 28 vjeç banues në fshatin Oblikë, Shkodër

Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër

Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër

Liljana Çopani 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë

Arben Uruçi, 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër

Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe;
-A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër;
-S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;
-B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër
-E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe
-I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

Materialet u referuan në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.