Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit sot

Sipas MeteoAlb orët e paradites do të vijojnë të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin.

Megjithatë gjatë pasdites priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore lindore.

Mbrëmja dhe nata do të risjellin motin e kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim gati të papërfillshëm.