Sot Shqipëri-Kosovë mbledhja e përbashkët e qeverive, pritja zyrtare

Ora 11:00 Kryeministri Albin Kurti priti përmes ceremonisë zyrtare delegacioni e qeverisë shqiptare.

Janë 19 marrëveshje e memorandume bashkëpunimi që do të firmosen sot.

Kjo është mbledhja e 8 e përbashkët e dy qeverive.  Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi përcjell të gjitha zhvillimet.

Sot Shqipëri-Kosovë mbledhja e përbashkët e qeverive

Kosova dhe Shqipëria ditën e sotme (20 qershor), do të mbajnë mbledhje të përbashkët qeveritare.

Gjatë mbledhjes  pritet të firmosen disa marrëveshjeve.

Mbledhja mes dy qeverive pritet të nis në orën 11:15.

Agjenda:

11:15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë - Shqipëri

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12:20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës - Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.

12:30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

18:00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj