Kukës, kapen me 20 kg kanabis dhe 1.250 euro, prangosen 5 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2022, 10:19
Polica e Kukësit ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas të cilët janë kapur me 20 kilogramë lëndë të dyshuar si narkotike kanabis.
Droga është kapur në një automjet, ndërsa bashkë me të janë sekuestruar edhe 10 aparate celulare dhe 1.250 euro.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Long Way", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, Dritan Xhindaj, 33 vjeç, Tautant Bejaj, 36 vjeç, Tili Xhindi, 34 vjeç, SKerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë. Sekuestrohen 20 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një automjet, 10 aparate celulare dhe 1.250 euro.” - njofton policia.
