Festa e liqerit, Pogradeci çel sezonin turistik, prezanton ofertën e verës
Në Pogradec këtë fundjavë u çel zyrtarisht sezoni turistik. Përfaqësuesit vendorë premtuan se kjo verë do të jetë e mbarë pasi të gjitha strukturat janë në gatishmëri.
Një festë gjithë ngjyra e hare ishte çelja e sezonit turistik në Pogradec.
Buzë liqerit ku qyteti shtrihet, u organizuan aktivitetet të larmishme.
Përmes tyre Pogradeci prezantoi vetëm pak nga ajo çka do të ofrojë për turistët këtë verë.
Restorantet që nuk e kanë lënë traditën të shkojë por e kanë ndërthurur me të renë prezantuan gatimet më të mira.
“Korani i gatuar me spinaq dhe qepë, dhe i pasuruar me erëza të freskëta.”
Është menduar që këtë verë për çdo ditë të ketë një aktivitet.
Këto vajza vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Në Pogradec do të marrin pjesë në kompeticionet sportive.
“ky turne është shumë i mirë. Ne nga Kosova na kanë pritur shumë mirë.”
Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli premton se sezoni do të jetë i mbarë pasi të gjitha strukturat janë në gatishmëri.
“Kemi përfunduar hartën e planifikuar për turizmin dhe do të kemi një plazh shumë të sigurt.”
Çfarë Bashkia synon është që ta kthejë Pogradecin në një destinacion të preferuar për shqiptarët e të huajt jo vetëm në verë por gjatë gjithë vitit.


