Shpërthimi në video: Ky është momenti kur nga makina i hidhet lëndë plasëse dyqanit në Durrës
Terrori dhe kërcënimet me sulme me tritol nuk ka të ndalur! Rasti I 19 për këtë vit u shënua në Durrës ku shënjestër ishte biznesi i një 58-vjeçari. E gjitha ndodhi brenda pak sekondash dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Një biznes në pronësi të 58-vjeçarit Shaban Aga u sulmua me eksploziv në Durrës.
Ishte ora 03 11 minuta e mëngjesit të kësaj të dielë dhe e gjitha ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Autorët ishin brenda kësaj nga makine e cila afrohet me shpejtësi para biznesit.
Nga aty hidhet eksplozivi i lidhur me fitil zjarrpërcjellës dhe mjeti largohet.
Më pas shpërthimi
E gjitha ndodh në harkun e 8 sekondave.
Këto pamje të mëngjesit ndërkohë tregojnë pasojat e shpërthimit në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret” në fasadën e dyqanit.
Një 31-vjeçar nga Burreli është autori i dyshuar i sulmit sipas policisë së Durrësit që thonë se shkak për sulmin është një konflikt.
Burimet thonë se I riu pretendon se i biri i 58ivjeçari i ka pasur një borxh në Angli por Shaban Aga I cili është sulmuar 5 herë kohët e fundit e mohon.
Ky është sulmi i 19 me tritol në 6 muajt e parë të këtij viti, mes të cilëve një me pasojë vdekjen!
27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj, u ekzekutua me shpërthim në makinë më 11 Qershor.




