"Qeveria po ju batërdis me naftën!" Vasili: Në Hungari sot një litër u shit me 142 lekë, në Shqipëri me 261 lekë
Reagimet e shumta detyruan Bordin e Transparencës që brenda 24 orëve të ndryshojë dy herë çmimin e karburanteve.
Të premten Bordi kishte vendosur çmimin e naftës në shifrën rekord prej 265 lekësh, por këtë të shtunë, një vendim i dytë e uli çmimin në në 261 lekë, me katër lekë reduktim.
Përkundër kësaj ulje modeste nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon qeverinë se po vazhdon vjedhjen e qytetarëve.
Akuzën e mbështet duke sjellë si shembull Hungarinë, e cila këtë 18 qershor e shiste naftën me 142 lekë litrin.
Vasili: Hapni syte, qeveria po ju baderdis me naften! Ne Hungari nafta vetem 142 leke, ne Shqiperi 261 leke, çfare vjedhje e perbindshme Bordi! Perpara 2 oresh ne Hungari nafta kushtonte 479 forinta litri ose vetem 142 leke. Ndersa Bordi i Hajduteve Qeveri-Oligarki e vendosi plot 261 leke. Ne Shqiperi nafta kushton 119 leke me shume 83% me shume se ne Hungari. Vjedhje e tille e perbindshme nuk eshte pare kurre. Bordi po plaçkit dhe grabit ne menyren me mafioze shqiptaret. P.S. Falenderim gazetareve shqiptare, qe informuan ne kohe reale per çmimin e naftes ne Hungari.
