Durrës, hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit, familjarët: Kjo është hera e 5-të

Është hedhur në erë një dyqan në pronësi të një 58-vjeçari mëngjesin e sotëm në rruga "Shenjtoret", në qytetin e Durrësit.

Dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjeç, banues në Burrel, në bashkëpunim me  persona të tjerë  ende të paidentifikuar,  kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Durrës, hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit,

Durrës, hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit,

Dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, ndërsa familjarët shprehen se kjo është herë e pestë që ndodh diçka e tillë.

Durrës, hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit,

Durrës, hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit,

“Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga "Shenjtoret", në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjeç, banues në Burrel, në bashkëpunim me  persona të tjerë  ende të paidentifikuar,  kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur  si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.” – njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po  punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë  së kësaj ngjarjeje.

Durrës, hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit,