Me duar të gjakosura dhe shembje në trup, momenti ku i jepet ndihma 80-vjeçarit që ra nga lartësia te "Syri i Ciklopit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2022, 22:36
Ky është momenti kur forcat zjarrfikëse dhe shërbimi i emergjecave i vijnë në ndihmë 80-vjeçarit K. K, i cili ra nga lartësia duke eksploruar natyrën te "Syri i Ciklopit" sëbashku me 50-vjeçaren D.K.
Siç mujnd ta shikoni ai ka dëmtime në duar dhe shembje në trup.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, të ditës së sotme.
"Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë", njoftoi policia.
Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.
