Reforma Zgjedhore, Kume: Vendimmarrje me konsensus, jo me vota
Kristaq Kume ish kreu i KQZ gjatë një interviste për Ora News foli rreth reformës zgjedhore dhe ndikimin që mund të ketë opozita e ndarë në këtë proces.
Kume u shpreh se përderisa të gjitha palët janë të përfaqësuara në Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk mund që palët të anatemojnë njëra tjetrën.
Sipas tij zgjidhja e duhur është që propozimet të kalojnë me konsensus dhe jo me vota.
Kristaq Kume: Në aspektin formal do të thoja se problemi për opozitën është i zgjidhur për sa kohë që të gjitha grupet e saj, grupet parlamentare dhe dy pjesët e opozitës janë të përfaqësuar në komision, të mbështetur dhe me ekspertët e tyre. Sipas formatimi në këtë mënyrë të Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk mund të thuhet janë ata po s'jemi ne. Gjithçka që do të rezultojë nga puna e këtij komisioni do të jetë produkt i vendimmarrjes, i vendimmarrjes i cili kërkon konsensus.
"Veçanërisht në Komisionin Parlamentar palët duhet të bien dakord dhe të mos kalojnë më vota atë çka do të propozojnë pastaj për të miratuar Kuvendi i Shqipërisë, me konsensus të plotë për sa koh që bëhet fjalë për të ndërtuar rregullat për garën ku do të jenë të gjithë së bashku. Nëse do të trajtohet problemi në kontekstin e opozitës së ndarë ku njëra pjesë do të anatomojë pjesën tjetër të saj procesi do të jetë i vështirë për tu realizuar në plotësim të objektivave."
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur nga puna ditën e djeshme ku u zhvillua dhe mbledhja e parë.

