U kap në punishten e përpunimit të silenciatorëve në Yzberisht, Doriani në gjykatë: Jam berber

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbajë në masën arrest me burg Ervis Bakallin dhe Dorian Kalon të cilët akuzohen se modifikonin armët e zjarrit si dhe u vendosnin silenciatorë. Të dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat, edhe pse u u arrestuan në shtëpinë ku dhe kryhej vaprimtaria e paligjshme.

Para trupës gjykuese përsoni që prej kohesh ishte nën monitorim nga ana e policisë Dorian Kalo ka treguar nëpërmjet avokatit që nuk ka lidhje më arsenalin e armëve të gjetura në  (16 qershor 2022) në një banesë në zonën e Yzberishtit.

Ai është shprehur se profesioni i tij ishte berber dhe se kur kishte kohe merrej me piktura murale

Në fakt duket se edhe zbulimi në banesën e 30 vjeçarit Bakalli ka qenë rastësi. Sipas prokurorisë policia ka pasur dyshimet së në këtë banesë kultivohej kanabis sativa në ambjente të mbyllura dhe për këtë ka organizuar punën për kapjen në flagrancë.

Por në momentin që efektivet kanë hyrë në ndërtesë zbuluan edhe një ambjent montimi të armëve të zjarrit. Polica thote se këto armë që 2 shtetasit e arrestuar i kishin modifikuar shiteshin për të kryer krime kundër jetës, dhe për këtë arsye ata janë dërguar në policinë shkencore më qëllim ekspertizë.