Vlorë/Policia Rrugore masa të shtuara në fundjavë, thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes
Policia rrugore e Vlorës ka bërë thirrje për kujdes të shtuyar gjatë fundjavës teksa dhe fluksi do te jetë më i lartë.
Teksa në një deklaratë ajo tregon për masat e shtuara që ka marrë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, bën thirrje dhe për respektimin e rregullave të qarkullimit.
Nisur nga fluksi i madh i lëvizjes së mjeteve gjatë sezonit turistik, sidomos gjatë fundjavës, Policia Rrugore e Vlorës ka instaluar radarë dhe po monitoron me drone akset rrugore, si dhe ka rritur prezencën e patrullave rrugore të lëvizshme në këto akse, por edhe në qendrat urbane.
Kujdes!
Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit;
Mos qarkulloni me shpejtësi që cenon sigurinë e jetës në rrugë;
Mos drejtoni mjetin, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;
Mos kryeni parakalime të gabuara.
Vendosni rripin e sigurimit;
Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe të qëndrojnë në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes;
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.