Shqiptarët në Irlandë dhe Kanada tani me shërbime të reja, dokumenta dhe aplikime online
Shqiptarët në Irlandë dhe Kanada do të kenë mundësinë e ofrimit të shërbimeve të reja përmes ambasadës shqiptare atje.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka tha se duke nisur nga 29 qershori në Kanada, Ambasada Shqiptare për herë të parë do të ofrojë shërbimet për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
Ndërsa nga 20 qershori Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë "Aleat", do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë .
Postimi i plotë i ministres
"Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.
Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.
Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit."