"Game over" në Lezhë/ Shpallen në kërkim dy persona, përshtatën lokalin për lojëra fati

Policia në Lezhë ka shpallur në kërkim dy persona, pronarë të një lokali, pasi kishin përshtatur ambjentet e tij për aktivitetin e lojëra të fatit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në lokal janë gjetur pajisje kompjuterike që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, 8 kompjutera, 3 tavolina pokeri dhe çipsa.

Kontrolli në lokal erdhi pas raportimeve se në lagjen "Besëlidhja",  ambjentet e një lokali ishin përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, duke finalizuar operacionin "Game over".

Policia shpalli në kërkim R.D., 29 vjeç dhe A.N., 33 vjeç, banues në Lezhë, nën akuzë se kanë përshtatur lokalin që posedonin, për organizimin e lotarive të palejuara. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".