Kokaina në mishin nga Brazili, burg administratorit dhe këshilltarit të Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arben Ferizin dhe Egert Vargun të cilët u arrestuan të enjten më datë 16/04/2022 për ngarkesën me 45.5 kilogramë kokainë që u kap në portin e Durrësit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjyqtari Vladimir Skënderi caktoi masën e sigurisë për 30 vjeçarin Arben Ferizin nga Prishtina, administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil e cila mbërriti me kontenjerët ku u gjet droga.

Ndërsa për Agjentin doganor, njëherësh këshilltar i partisë socialiste në Bashkinë e Tiranës, Egert Vargu Gjykata caktoi masën e arrestit me afat 18 ditë duke i lënë këtë afat prokurorisë për të apraqitur prova të mjaftueshme që e implikojnë atë në këtë situatë.

Arben Ferizi dhe Egert Vargu i qëndruan deklaratave të dhëna pas arrestimit në polici ku kanë pretentuar se nuk ka lidhje me drogën.

Sipas Ferizit kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet janë kryer online dhe në këtë mënyrë nuk kanë nga ta dinë se çfarë ka në kontenierë. Po ashtu dhe agjenti doganor Vargu ka deklaruar se ai nuk merret me dokumentacionin shoqerues dhe me kontrolle konteineresh por vetëm me zhdoganimin e mallit.

Lënda narkotike ishte ndarë në 40 pako mbi të cilat ishte vendosur fotografia e Gokut një personazh luftëtar në filmin e Animuar Dragon Ball që ka aftësinë të fluturojë.

Në pakot e drogës ishte stampuar edhe një statujë e Budës së qeshur. Lënda narkotike dyshohet se është ngarkuar në Brazil, ndërsa anija që solli kontejnerin në Durrës, më parë ndaloi në Portin e Pireut.

Më 17 Maj, në një anije me qymur të mbërritur nga kolumbia u sekuestruan 59 kg kokainë.