Dhoma vendore e avokatisë Vlorë bojkoton edhe masat e sigurisë për javën tjetër

Dhoma vendore e avokatisë Vlorë ka vendosur të vazhdojë bojkotin e seancave gjyqësore edhe për javën e ardhshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kreu i dhomës së avokatisë në Vlorë, Durim Bajrami shprehet se krahas bojkotit edhe për një javë, në datat 21 dhe 22 do të ketë edhe bojkot të seancave të masave të sigurisë.

Bajrami gjithashtu shpreh keqardhjen për mosmbështetjen për bojkotin të deputetëve të Vlorës, Bashkisë së Qytetit dhe Këshillit Bashkiak.

"Për mosreagim dhe injorim të këtij bojkoti Dhoma Vedore e Avokatisë Vlorë ndihet e keqardhur me grupin e deputetëve të qarkut Vlorë, me shoqërinë civile të qytetit, me Këshillin bashkiak dhe Kryetarin e bashkisë," tha ai.

Ai falenderoji mediat për mbështetjen e pakursyer dhe tregoi gjithashtu se deri tani me të njëjtin vendim do të jetë edhe dhoma e avokatisë Shkodër. Megjithatë pritet të ketë mbështetjen edhe të dhomave të tjera të avokatisë në vend.

"Ne kemi një veprim dhe mbështetje të përbashkët me Dhomën vendore të Avokatisë Shkodër. Presim mbështetje dhe nga dhomat e tjera vendore të qyteteve të tjera, por për momentin jam në kontakt me dhomën vendore të avokatisë Shkodër dhe presim që edhe ata të dalin me një vendim si Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë," tha Bajrami.