Durrës/ Aksident tek Unaza e plazhit, një person në gjendje kritike
Nga Ora News Përditësimi i fundit 18 Qershor 2022, 10:03
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën e Plazhit, në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur një shitës ambulant, i cili po drejtonte një karrocë në të cilën kishe fruta dhe perime.
Ai raportohet të jetë në gjendje kritike për jetën.