Mallakastër, kultivonte cannabis në një sipërfaqe të pyllëzuar, arrestohet 64 vjeçari
Nga Ora News Përditësimi i fundit 18 Qershor 2022, 10:08
Një person është arrestuar në Mallakastër, pas kontrollit të policisë ku u gjetën disa rrënjë cannabis të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar.
Fasili Hasanaj 64 vjeç, kishte kultivuar 50 rrenje cannabis në në sipërfaqe toke në fshatin Ngërçan.
Ndaj tij rëndon akuza e "Mbjellje dhe kultiv të lëndëve narkotike".
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.