Kokainë mes mishit nga Brazili, 45.5 kg drogë me logon e “Gokut” dhe “Budës” në Durrës
45.5 kg kokainë u sekuestruan në Portin e Durrësit në një kontejner me mish pule që mbërriti nga Brazili si porosi e një kompanie në Maqedoni të Veriut.
Disa orë pas zbulimit të drogës, policia e Durrësit njoftoi se kishte vënë në pranga Arben Ferizin, administrator i kompanisë që piste porosinë dhe agjentin doganor në Portin e Durrësit, Egert Vargu.
Të dy mohuan përfshirjen në trafik.
Administratori i kompanisë “Apetit Group”, tha në polici se ai ka porositur mish pule dhe çdo procedurë e ka kryer online.
Arben Ferizi: Kompania ime ka vite që merret me pridhimin e salçiçve, është e suksesshme dhe nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e dogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni pë praninë e lëndës narkotike në kontenier. Të gjitha veprimet kryhen online, porosia dhe blerja e mishit, nuk është kompetencë e jona se çfarë gjendet në kontenier. Përtej asaj që kemi porositur.
Kurse agjenti doganor mësohet të ketë deklaruar se detyra e tij janë vetëm procedurat e zhdoganimit dhe jo kontrolli kontenerit.
Droga ishte e ndarë në 40 pako mbi të cilat ishte vendosur fotografia e Gokut një personazh luftëtar në filmin e Animuar Dragon Ball që ka aftësinë të fluturojë.
Në krah ishte stampuar një statujë e Budës së qeshur.
Lënda narkotike dyshohet se është ngarkuar në Brazil, ndërsa anija që solli kontenierin në Durrës, më parë ndaloi në Portin e Pireut.
Policia thotë se kishte informacion për drogën ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike.
Kjo është sasi e dyte e kokainës e seluestruar në Durrësit në harkun e një muaji
Më 17 Maj, në një anije me qymur nga kolumbia u sekuestruan 59 kg kokainë.
Pas kapjes së disa ngarkesave në kontejnerë me banane, dy rastet e fundit tregojnë se trafikantët ndërkombëtar të drogës kanë ndryshuar strategjinë e futjes së kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.

