Rreziku i zjarreve në Gjirokastër, bashkia mungesë investimi për përmirësimin e shërbimit zjarrfikës

Një çift bashkëshortësh humbën jetën dhe qindra hektarë u dogjën gjatë verën e kaluar si pasojë e zjarreve në Gjirokastër.

Bashkia e drejtuar nga Flamur Golemi duket se nuk i ka nxjerrë mësimet e ditëve tragjike kur flakët rrezikonin fshatra të tëra.

As këtë vit nuk u bë asnjë investim në mjete dhe logjistike.

Këto 5 mjete të vjetra që shpesh herë shfaqin defekte do të jenë në dispozicion të repartit zjarrfikës për të përballuar çdo situatë.

"Aktualisht kemi pesë automjete dhe dy automjete të vogla të cilat janë për të gjithë bashkinë. Ne i mbajmë në gatishmëri duke i kontrolluar herë pas here në oficinën që është caktuar nga bashkia," tha Pëllumb Saljari.

Gjirokastra është qytet i mbrojtur nga UNESCO si pasuri e trashëgimisë botërore.

Zona muzeale është e njohur për arkitekturën e vecantë, por në rast zjarri situatat aty bëhen kritike.

Bashkia e Gjirokastrës nuk ka një mjet që mund të ndërhyjë aty.

Ndaj zjarrfikësit  e kanë improvizuar vetë.

"Aktualisht ne kemi një mjet të vogël që e kemi sajuar me motopompë dhe depozitë për të kaluar në rrugët e ngushta të qyteteit," tha ai.

20 forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës zhvilluan një operacion stëvitor për të testuar ndërhyrjet në raste zjarresh në banesa apo zona të hapura.